Këshilltari Argjend Sherifi, i cili u largua nga Alternativa për Ndryshim pasi që nuk u pajtua me qasjen e kryetarit Shqiprim Arifi ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, ka reaguar pas mbajtjes së seancës së djeshme.

Reagimi i plotë i Argjend Sherifit

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,

Sot ditë e diel në ora 08.00 e mëngjesit si asnjëherë më parë është mbajtur një seancë e Kuvendit të Komunës për t’iu zgjatur jeta edhe për tre muaj udhëheqjes së Shqiprim Arifit.

Një ditë para afatit të fundit në menyrë klandestine me direktiva të Beogradit dy këshilltarët serb u bënë “shpëtimtarët” e Sh.Arifit.

Këshilltarët shqiptar pjesmarrës në seancën e sotit kanë filluar të mos më bëjnë më përshtypje sepse edhe pse unë ua hapa rrugën, siç duket po i’u pëlqen të jenë pjesë e “teatrit të kukullave”, ose shantazhi ndaj tyre po peshon më shumë se sa e drejta e fjalës dhe veprimit të lirë.

Thirrja për seancë të jashtëzakonshme u hap me pikën e rendit të ditës: Shqyrtimi i situatës aktuale politike…
Pas hapjes së rendit të ditës me këtë pikë, pa asnjë diskutim kaloi në vota.
Pra qëllimi kryesorë ishte rishikimi i buxhetit, që Shqiprim Arifit me bashkëpunëtorë ti hapet rruga për keqpërdorimin që Komuna e Preshevës nuk e ka përjetuar asnjëherë në historinë e saj.

Në arsyetimin për thirrje të seancës së jashtëzakonshme ku jam etiketuar unë, është interesante sepse çdo fjalë por edhe më tepër se aq, janë thënë sikurse Shqiprim Arifi ti drejtohet vetëvetes.

Cila mundë të jetë kompani me aferë më mafioze se ajo që nuk e posedon as një lugë eskavatori e Sh.Arifi i jep tendere gjysëm milionëshe!

Çka mundë të jetë më mafioze se ajo që Sh.Arifi për njëzet e ca ditë, tentoi ta zgjatë jetën në pushtet duke i ofruar këshilltarëve të opozitës qindra mijëra euro! (Në këtë rast çdo lavdatë për këshilltarët e opozitës që në rend të parë mbajtën dinjitetin).

Çka mundë të jetë më mafioze se tentativat e Sh.Arifit për të më detyruar mua ta kthejë mandatin nëpërmjet nëntokës lokale, nëntokës së errët të shtetit serb por edhe jashtë sajë!

Më bëri përshtypje në fund të arsyetimit, Sh.Arifi paska përmendur partnerët ndërkombëtarë!
Ndërsa në mbledhjen e fundit të para disa muajve si subjekt, kur i diskutonim strategjitë për bashkëpunime me partnerë, jashtë qarkut të bashkëpunimit të APN-së, Sh.Arifi la Shqipërinë, Kosovën, dhe ndërkombëtarët. Qëndrimet e Sh.Arifit për dy të parat tashmë i dini janë publike, ndërsa për ndërkombëtarët unë i bëra pyetje se pse nuk i llogarisim partnerë, përgjigjen qesharake që mora nga ai ishte që ndërkombëtarët nuk më duan për shkak se e predikojë islamin!?

Ata që ende nuk e kanë kuptuar…

Këtë luftë nuk jam krenarë që po e bëjë i vetëm nga grupi i këshilltarëve të APN-së!
Por shumë i vendosur që me çdo çmim ta çoj deri në fund!

Kjo luftë nuk është kundër një personi, por kundër një sistemi që skajshmërisht po na poshtërson.

Këshilltarët kacafyten me fjalë, fyhen mbrenda dhe nga jashtë kuvendit, për kauza të rrejshme e të vërteta, dhe prap në fund ngelin vegla, ngelin numra (+1; -1).

Sh.Arifi ia ka dorëzuar bizneseve (ku ai ka duar), komplet vendimarrjen!

Sh.Arifi në bashkëpunim me biznese të errëta, e përpilon planin investiv, ndërsa këshilltarët i përdor si vegla për të arritur deri në pikën e fundit të misionit të tijë.

Ka edhe shumë çka për tu thënë por ja lëmë kohës, dhe padyshim do ti themi të gjitha.

Sh.Arifi me idealistët e interesit personal dhe me servilët e tij, me siguri i janë gëzuar shumë sot këtij akti të turpshëm dhe besa edhe krenohen e mbahen për të fortë, por thellë në vetëvete ai dhe të gjithë të lartëcekurit e dijnë se ky është fillimi i fundit të tijë të turpshëm.

Unë personalisht do të luftojë me të gjitha forcat që ta dekonspriojë komplet këtë njeri e ta largojë nga menaxhimi i parasë publike, dhe ta çlirojë Preshevën nga përfaqësimi i turpshëm.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme