Komuna e Bujanocit, respektivisht Komisioni për vlerësimin e projekteve dhe programeve nga lëmia e kulturës në Komunën e Bujanocit, ka shpallur sot konkursin për ndarjen e mjeteve për programet dhe projektet në fushën e kulturës për Shoqëritë e ndryshme kulturore që selinë e tyre e kanë në territorinë e Komunës së Bujanocit.

Sipas këtij konkursi publik, për ketë thirrje, janë planifikuar dy milionë dinarë, derisa të drejtën në pjesëmarrje në konkurs e kanë të gjitha shoqatat dhe shoqëritë kulturore artistike dhe seksionet amatore nga neni 3 i Rregullores.

Afati për pjesëmarrje do të jetë nga 25 prilli deri më 15 maj të vitit 2023.

Në linkun e mëposhtëm e gjeni të plotë konkursin e publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit.

Javni Konkurs – Konkurs Publik – shoqatat

FLETPARAQITJA-OJQ-2023 (2)

FORMULARI I BUXHETIT TE PROJEKTIT

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme