Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme, një ditë pasi tërmeti u mori jetën 24 personave dha qindra të lënduar.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se nuk është thjesht çështje financash.

“Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si kushtetua dhe legjislacioni shtjellojnë, natyra e problematikës dhe situata duhet të jetë një një gjendje të jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejtë, Tiranës dhe Durrësit. Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash. E thash dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare se kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave. Gjendja e jashtëzakonshme është për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme