Qeveria e Shqipërisë ka zbardhur agjendën e mbledhjes së dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare.

Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 11:30.

Në ora 11.00, pritet mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve.

Në ora 11.15 – mbërrin, Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa në ora 11.30, do të çelet sesioni plenar i mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë, njofton Indeksonline.

Në këtë mbledhje me nga një fjalë rasti të pranishmëve do t’iu drejtohen Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra do të kenë anëtarët e të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Ndërsa Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë do të përmbyll sesionin plenar.

Mbyllja e takimit mes dy qeverive do të bëhet me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.

Më pas të dy kryeministrat do të dalin në konferencë për media

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme