Fatmir Limaj me nip në negociatat me Serbinë, e Shpend Ahmeti në pako ka dy tezakët e tij.

Në Zyrën Administrative të Ekipit Negociator që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj janë punësuar shumë të afërm të partive që këta drejtojnë.

Bisedimet në Serbi janë përhapur në lidhje familjare, shkruan Gazeta Express

Derisa dje u raportua se pjesë e Zyrës Administrative është edhe djali i motrës së Limajt.

Ndërkaq, as Shpend Ahmeti nuk ka shkuar për të negociatuar pa familjarët e tij.

Përveç që në ekip është Visar Ymeri, me të cilin dihet se janë tezakë, në ekipin negociator është i përfshirë Nezir Ismaili. Edhe ky është tezak i dy përfaqësuesve të PSD’së.

Përfshirjes së familjarëve në të ashtuquajturën ‘zyrë administrative’, i ka reaguar deputeti i opozitës, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se Serbia po angazhon profesionistë të fushave të ndryshme për bisedimet, ndërkaq Kosova po shkon në negociata me “nipa, dajë e tezakë”.

“Serbia ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam. Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë”, shkruan deputeti i LDK’së.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme