Gjatë seanës së fundit të mbajtur dje në Kuvendin komunal të Preshevës, kryetari Shqiprim Arifi dhe partia e tij, Alternativa për Ndryshim, edhe njëherë kanë përdor strategji të pista për bllokimin e investimit kapital nga kompania “Saba Bellça”, për hapjen e fabrikës WESlime në Preshevë.

Kryetari Shqiprim Arifi dhe koalicionerët e tij qëllimisht kishin vendosur që në pikën e fundit të seancës së djeshme të diskutohet për planin hapësinor, për mundësinë e aprovimit të lejes së punës për fabrikën WESlime në Preshevë.

Kur po bisedoj për pikën e dhjetë dhe të fundit mbi lejën e punës së WESlime, ngjau epilogu i mirëpregaditur nga Shqiprim Arifi.

Shumica preshevare, mbeti pa kuorum, me që, disa këshilltarë nga APN së Shqiprim Arifit, lëshuan qëllimisht seancën plenare, duke e pamundësuar aprovimin e lejes së punës.

Në ketë mënyrë, investimi më i madh kapital në historinë e Luginës së Preshevës, qëllimisht po bllokohet nga i pari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Dyshimet për bllokim ndaj kompanisë WESlime, rriten edhe më shumë, kur kryetari i Preshevës, sulmon opozitën për mosaprovimin e lejes së punës.

Mirëpo nga e kaluara, dijmë se: “Sulmi është mbrojtja më e mirë”, në ketë rast Shqiprim Arifi, pa asnjë bazë sulmon opozitën, që të mbrohet nga bllokimi që po i bënë WESlime-t, me mos lejimin e kyçjes në rrjetin elektrik dhe tanimë me mosdhënien e lejes së punës./Lugina-Lajm/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme