Ushtria serbe në gjendje gatishmerie ne Luginën e Preshevës blindon pik kalimet kufitare me makineri të rënda ushtarake.

“Shtimi i forcave ushtarake dhe xhandarmërisë vazhdon, por nuk është e nevojshme të jetë një numër kaq i madh dhe kjo duhet të reduktohet në aq sa ka nevojë e jo të ketë prezencë aq të madhe”, sidomos kalimet neper rrugët e banuara me shqiptar të makinerise së rëndë luftarake ka shkaktuar shqetesime. Kjo gjendje e tensionuar sa në luftë sa në paqe ka shkaktuar frikë simdoos tek banaorët dhe  nxënsit.

Kalimi i makinerive të rënda luftarake ka ndodhur sod rreth orës 13:45 në fshatin Lluçan e më pas për të vazhduar në pik kalimin kufitar në fshatin Dobrosin.

Që nga përfundimi i luftës së armatosur në Luginën e Preshevës në vitin 2001, ky rajon është mbingarkuar me prezencë të policisë, ushtrisë, dhe xhandarmërisë serbe.

Kalimi i forcave serbe të sigurisë me makineri të rënd luftarake krijon panik dhe  situata të pasigurta për qytetarët e ktushëm.

Popullata e ktyre treve  ka kërkuar reduktimin e forcave të tepërta dhe kufizimin e lëvizjeve të tyre, në mënyrë që mos të krijohet panik tek qytetarët.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme