Këshilltarja e Kryeministrit Kurti znj.Ardita Sinani e cila po qëndron për vizit zyrtare në Shtete e Bashkuara të Amerikës me një delegacion nga Lugina e Preshevës ka shkruar se Brifingu për Luginën e Preshevës është ngjarje Historike.

Ky është njoftimi i plotë i znj.Sinani

Brifing për Luginën në Senatin e SHBA, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni Ernst dhe Senatorit Gary Peters, bashkëkryesues të Grupit për Ceshtje Shqiptare në Senat.

Është kjo ngjarje historike, meqë për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës po mbahet Briefing e inicuar nga Komiteti për politikë të jashtme të caktuar enkas për çështjen shqiptare.

Komisioni për politikë të jashtme për këtë Briefing ka caktuar dy senatorët: Joni Ernst dhe Gary Peters dhe ekipet e tyre.

Do të jetë përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe, në të njejtën kohë rast i mrekullueshëm që delegacioni nga Lugina e Preshevës të paraqesë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA (Departamentit të çështjeve shqiptare të Kongresit) situatën e vështirë të shqiptarëve në Serbi.

Pasivizimi i adresave, shkelja sistematike e të drejtave elementare të njeriut e të pakicave, mosrespektimi i të drejtës për të qenë i barabartë në punësim dhe trajtimi i shqiptarëve si qytetarë të dorës së dytë do të jenë disa nga temat që do të diskutohen në këtë Briefing, i cili do të mbahet me dyer të mbyllura.

Që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, autoritetet serbe në mënyrë konsistente kanë injoruar thuajse secilën kërkesë legjitime të përfaqësuesve shqiptar të Luginës. Në disa raste madje, duke shpërfillur edhe marrëveshjet e negociuara e mbështetura edhe nga OSBE e Ambasadat e huaja që veprojnë në Beograd.

Viteve të fundit, sidomos pas ardhjes në pushtet të presidentit autoritar, Aleksandar Vuçiq, përveç diskriminimit, është rritur edhe gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve edhe nga figura politike me ndikim, e madje edhe ministra të Qeverisë së Serbisë.

Për asnjë moment, edhe përkundër migrimit enorm të të rinjëve shqiptar nga Lugina për shkak të mungesës së perspektivës për të bërë jetë normale në vendlindjet e tyre, autoritetet serbe për asnjë moment nuk janë munduar as ta trajtojnë këtë problematikë të shqiptarëve.

Përkundrazi, duke shfrytëzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke i pasivizuar me mijëra e mijëra shqiptar nga evidenca civile, ka arritur të bëjë spastrim të heshtur etnik të shqiptarëve në këtë rajon.

Sot në institucionet publike në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, shqiptarët janë tërësisht të shpërfillur, dhe përqindja e komuniteteve në këto institucione janë në disbalans të tmerrshëm me përqindjen e komuniteteve që jetojnë në këtë rajon.

Prandaj, Briefing-u përveç se është rast i jashtëzakonshëm, është mundësi historike duke ditur kontributin e përhershëm të aleatit të drejtësisë dhe shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qëndrimi ynë është se te drejtat e komuniteteve duhet të jenë reciproke edhe nëse një e drejtë e caktuar është legjitime për serbet në Kosovë, nuk ka asnjë dëm, por është e drejtë vetëm që tu jipen të drejta të tilla shqiptarëve në Serbi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme