Ish-kryetarja e Preshevës dhe tani këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani akuzon Serbinë për diskriminimin e shqiptarëve edhe në policinë multietnike. Ajo thotë se në Luginën e Preshevës vetëm një e treta e policisë multietnike janë shqiptarë, ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë janë shqiptarë etnikë.

“Serbia shpesh ankohet se Policia e Kosovës nuk ka mjaftueshëm oficerë serbë në veri. Por, vetëm 1/3 e policisë serbe në Luginën e Preshevës janë shqiptarë etnikë, pavarësisht se janë një shumicë dërrmuese e popullsisë , dhe kurrë nuk kanë dhënë dorëheqje kolektive”, ka shkruar Sinani në rrjetin social X.

Ndryshe, sipas marrëveshjes së vitit 2001, për demobilizimin e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), policia multientike duhet të formohet në proporcion me popullsinë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Serbi, shqiptarët janë shumicë në Preshevë me rreth 95 për qind të popullsisë dhe në Bujanoc mbi rreth 65 për qind, ndërsa në Medevgjë rreth 32 për qind.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme