Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dje kanë filluar punimet e rindërtimit të trotuarit në rrugën “15 Nëntori” në Komunën e Preshevës, nga ish-tregu i vjetër deri te shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” ka njoftuar Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani Trotuari i ri do të jetë me standarde moderne, me hapësirë tërësisht të lirë publike për këmbësorë e nxënës, si dhe me shtigje për çiklistë. Traseja e trotuarit është 1 kilometër dhe projekti kap vlerën prej 500.000 euro. Ky projekt do të kryhet brenda 90 ditësh pune. Trotuari i ri është vetëm një nga projektet e transformimit të hapësirave publike për një Preshevë të Re, si element që formëson dhe që i jep frymëmarrje komunës, duke bartur elementë të demokracisë, për sa kohë te një qytetar nxit ndjesinë e përkatësisë dhe barazisë. Urime! Like 0
Taksa ndaj Serbisë, Veseli e Haradinaj takojnë sot ambasadorin amerikan në Kosovë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të takohen …