Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë dhe një herit Këshilltare e Kryeministrit Kurti znj.Ardita Sinani ka reaguarë lidhur me dekleratat e kryetarit në detyr të Preshevës Shqiprimi Arifi e deklerata këto të cilat kan marr jehonë në mediat në Serbi.

Ky është reagimi i plotë i z.Sinani

Kryetari në detyrë i Komunës së Preshevës edhe tash kur ka humbur krejtësisht legjitimitetin moral e politik, po vazhdon të jetë senzacion në lajmet e mediave në Beograd.

Është e turpshme kur lajmet në mediat e Serbisë fillojnë me citatin e Shqiprim Arifit për kryeministrin e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër Komuna e Preshevës, në të cilën Sh. Arifi është kryetar në detyrë, është defakto pa udhëheqje.

Po vazhdon të zhvatet çdo ditë me projekte ku punëkryes janë oligarkët e afërt me Arifin.

Është e pafalshme që Serbia ka rigjetur një vegël të ngjashme si Rrahman Morina, që e përdor dhe kontrollon për interesat e veta kundrejt Kosovës.

E ky Rrahman Morina 2.0 këto deklarata i bën çdo ditë për të mbuluar dështimin e tij në pushtetin lokal në Preshevë, por edhe për të defokusuar vëmendjen nga problemet reale.

Pikërisht në kohën kur vetëm Presheva diferencohet nga Vendimi i Qeverisë së Serbisë që të gjithë të punësuarit në periudhën me COVID 19 janë pajisur me vendime të përhershme të punës.

Por Sh. Arifi ka detyra dhe obligime tjera. Për të sulmuar padrejtësitë e Serbisë nuk janë e as kanë qenë në agjendën e tij.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme