Manchester United – Barcelona: Formacionet e mundshme

Dy nga klubet më të mëdha të futbollit përplasen të mërkurën mbrëma kur Manchester United pret Barcelonën në Old Trafford për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

United bëri një rikthim të paharrueshëm kundër Paris Saint-Germain për të arritur në tetën e finales ndërsa pesë herë kampionët e Barcelonës me lehtësi triumfuan kundër Lyonit.

Ky do të jetë takimi i 12-të mes këtyre dy ekipeve, ku spanjollët kanë katër fitore gjersa anglezët tri sosh ndërsa janë ndarë pesë herë të barabartë.

Dy përplasjet e fundit kanë ardhur në finalet, ku Barcelona ka triumfuar në të dyja rastet kundër Unitedit (2009 dhe 2011).

Man Utd: De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; McTominay, Matic, Pogba; Lingard, Lukaku dhe Rashford.

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Suarez dhe Coutinho.

Formacionet e mundshme: Ajax – Juventus

Ajax, skuadra plot befasi, do të presë italianët e Juventusit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Herën e fundit, bardhezinjtë triumfuan kundër Atletico Madridit në saje të një “hat-trick” të Cristiano Ronaldos. Nga ana tjetër, Ajax bëri një rikthim të shkëlqyeshëm në Santiago Bernabeu për të mposhtur Real Madridin.

Të dyja skuadrat kanë regjistruar fitore në ndeshjet e tyre të fundit në ligë. Juventusi mundi Milanin me rezultat të ngushtë 2-1, ndërsa holandezët triumfuan kundër Willem II me rezultat 4-1.

Theksojmë se këto dyja skuadrat do të takohen për herë të parë që nga nëntori i vitit 2004. Gjigantët holandezë nuk kanë triumfuar kundër italianëve në këtë garë që prej fitimit të finales së Kupës Evropiane në vitin 1973.

Juve janë të pamposhtur në secilën prej nëntë ndeshjeve të tyre evropiane kundër Ajaxit, duke përfshirë një fitore 1-0 kur palët u takuan së fundmi në Amsterdam.

Ajax: Onana; Kristensen, De Ligt, Blind, Tagliafico; De Beek, De Jong, Schone; Ziyech, Tadic dhe Neres.

Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Rugani, Sandro; Pjanic, Bentancur, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic dhe Ronaldo.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport