Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Me pelqimin e deputetëve është vendosur që sot në ora 11:00 të vihet në votim marrëveshja e demarkacionit. Në mungesë të votave për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, seanca është shtyr për sot në ora 11:00 pas seancës së rregullt që mbahet në ora 10:00. Ndryshe, gjatë seancës së sotëm mbi 30 deputetë të Kuvendit morën fjalën për 10 minuta duke folur për demarkacionin, raporton Indeksonline. Pati edhe kotje të gjumit nga vet kryeministri Ramush Haradinaj e më pas nga zëvendëskryeministri Dardan Gashi e deputeti Milaim Zeka. Nuk munguan as replika ndaj njëri tjetrit lidhur me ketë temë e cila që tri vite po vazhdon të mbaj peng qytetarët për të lëvizur lirshëm për në vendet e BE-së, kusht ky i Bashkimit Evropian. Derisa vota e PDK-së dhe e AAK-së është unanimisht pro demarkacionit, Ramiz Kelmendi nga LDK është shprehur se nuk do të votoj këtë marrëveshje pasi i është kërcënuar familja. Në anën tjetër, LVV edhe njëherë ka kundërshtuar këtë marrëveshje, duke thënë se humbet territor dhe nuk fitohen vizat. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
S’ka rekomandim pozitiv për viza? Në takimin e së premtes të Këshillit të Bashkimit Evropian është paraparë që të …