Me pelqimin e deputetëve është vendosur që sot në ora 11:00 të vihet në votim marrëveshja e demarkacionit.

Në mungesë të votave për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, seanca është shtyr për sot në ora 11:00 pas seancës së rregullt që mbahet në ora 10:00.

Ndryshe, gjatë seancës së sotëm mbi 30 deputetë të Kuvendit morën fjalën për 10 minuta duke folur për demarkacionin, raporton Indeksonline.

Pati edhe kotje të gjumit nga vet kryeministri Ramush Haradinaj e më pas nga zëvendëskryeministri Dardan Gashi e deputeti Milaim Zeka.

Nuk munguan as replika ndaj njëri tjetrit lidhur me ketë temë e cila që tri vite po vazhdon të mbaj peng qytetarët për të lëvizur lirshëm për në vendet e BE-së, kusht ky i Bashkimit Evropian.

Derisa vota e PDK-së dhe e AAK-së është unanimisht pro demarkacionit, Ramiz Kelmendi nga LDK është shprehur se nuk do të votoj këtë marrëveshje pasi i është kërcënuar familja. Në anën tjetër, LVV edhe njëherë ka kundërshtuar këtë marrëveshje, duke thënë se humbet territor dhe nuk fitohen vizat.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme