– Sot zyrtarisht në Serbi fillon implementimi i Ligjit të ri për Kontrollimin Teknik të Automjeteve.

– 1320 Qendra të kontrollit teknik sa janë të regjistruara në gjith teritorin e Republikës Serbisë janë të obliguara të veprojnë sipas Ligjit dhe kritereve të reja për kontrollin teknik të harmonizuara me standardet Europiane të cilat janë ekstrem më rigoroze nga ato të cilat praktikoheshin deri dje.

– Duke pasur parasysh kualitetin dhe vitin e prodhimit të veturave të cilat ne i posedojmë, mund të konstatohet se rreth 50 % e tyre do të mbeten jashta përdorimit përshkak kritereve strikte që parashihen për ta kaluar kontrollimin teknik i cili është obligativ para regjistrimit një vjeçarë !

– Është fat i mirë dhe lehtësi për qytetarët se zbatimi i këtij Ligji do të kaloje në fazën tre vjeçare si periudhë tranzicioni me lehtësira dhe në frymën e tolerancës duke i implementuar parcialisht kriteret obligative të gjendjes teknike të veturës suaj.

– Para se të shkoni me veturë në Qendrat e Kontrollit teknik, paraprakisht konsultonu gojarisht me personelin e tyre sepse edhe kur ktheheni si jo të rregullt ju nënshtroheni pagesës deri në 4.000,oo dinarë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme