Era e fortë dhe reshjet e shiut disa minutëshe shkaktuan dëme të mëdha në Shkup. Përveç “liqeneve” të improvizuara thuajse në çdo lagje, shumë pemë u rrëzuan në tokë. Disa prej pemëve madje përfunduan mbi makina të ndryshme duke i dëmtuar mjaft.

Një pamje më trishtuese ishte në ish rrugën “Krimska” në Komunën e Çairit, ku si pasojë e erës së fortë ishte shkulur një kulm i shtëpisë që me vete kishte tërhequr edhe kabllot e energjisë elektrike.

Banorët që jetojnë në këtë rrugë shprehen të revoltuar për gjendjen e krijuar. Siç thonë ata, fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalohen por mungojnë punimet e duhura infrastrukturore në këtë rrugë dhe shumë të tjera.

Nga stuhia e shkurtër që përfshiu Shkupin, dëme ka pësuar edhe një pjesë e kulmit të Spitalit gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair. Dëme materiale nga reshjet, edhe në qytete të tjera të vendit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme