Forca të shtuara të KFOR-it austriak, në mëngjesin e ditës së sotme janë pozicionuar me tanket e tyre mbi urën e Ibrit në Mitrovicë, raporton Telegrafi.

Pozicioni i tyre është i fokusuar më shumë në jug të Mitrovicës, ndërsa në pjesën veriore, përveç policisë së Kosovës nuk vërehen ushtarë dhe as makineri e KFOR-it.

Ndërkaq, edhe pjesëtarë të Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH) të Policisë së Kosovës janë parë në orët e hershme të mëngjesit gati në të gjitha pikat që çojnë në hyrje të Mitrovicës.

Ata po kontrollojnë dhe evidentojnë secilin automjet në hyrje dhe dalje të këtij qyteti.

Ndryshe, sot në veri të Mitrovicës janë vendosur flamuj të Serbisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme