Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të dielën akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para. Më 31 mars kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do shënojnë orën 3. Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër. Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror. Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Evropë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje. Komisioni Europian më 12 shtator të këtij vitit ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së. Like 0
Në këtë aplikacion mund ta shihni aeroplanin me të cilin vijnë familjarët e juaj në Kosovë Muaji korrik dhe gusht është muaji kur mërgimtarët marrin rrugën drejt Kosovës. Disa marrin …