Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Kosovës. Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se së shpejti do të vendos për datën e zgjedhjeve të parakohshme. “Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, ka shkruar Thaçi. Ndryshe, të enjten që lamë pas deputetët e Kuvendit me shumicë votash votuan për shpërndarjen e legjislaturës së VI-të, duke i hapur kështu rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja në vend. /Telegrafi/ Like 0
Mogherini nuk e ndal presionin ndaj Kosoves: Hiqeni taksën, dialogu nuk vazhdon Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, po vazhdon me qëndrimet e tij të njëjta duke …