Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ka shkuar në 13 numri i të vdekurve në Shqipëri si pasojë e tërmetit që goditi sot vendin. Një tjetër person i pajetë është nxjerrë pak minuta më parë nga rrënojat e një prej pallateve të shembura në Thumanë. Është viktima e tretë që regjistrohet në Thumanë, ndërsa personat e tjerë që kanë humbur jetën janë nga Durrësi dhe Kurbini. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë shpërndarë në zonat e prekura nga tërmeti me magnitutë 6.5. 28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona. Ndërsa numri i të lënduarve është mbi 600 persona . Like 0
Times: ISIS po përgatit sulme të reja në Evropë Shteti Islamik, ISIS, po planifikon sulme të reja në Evropë, pas rënies së Kalifatit …