Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e aksidentit zingjiror në Serbi, kanë marrë lëndime të lehta dhe pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje, kanë vazhduar rrugën për në Kosovë.

Posto Shpallje falas

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, ka përcjellë nga afër një aksident zingjiror në komunikacion, i cili sipas raportimeve të para ndodhi nga një tym i dendur dhe për pasojë la të vdekur një person dhe disa të tjerë të plagosur.”

“Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e këtij aksidenti kanë marrë disa lëndime-gërvishtje, por pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje janë liruar dhe kanë vazhduar rrugën për në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPJ,

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme