Anglia, Italia dhe Greqia kanë hyrë në një periudhë të dytë izolimi pas rritjes së rasteve gjatë këtyre javëve të fundit.

Në Angli të gjitha restorantet, baret, bizneset, klubet e natës do të mbeten të mbyllura. Izolimi do të përfundojë në datën 2 Dhjetor dhe për të gjithë ata që shkelin rregullat parashikohet gjobë. Të vetmet që do të mbeten të hapura do të jenë universitetet, kantierët e ndërtimit dhe fabrikat.

Në Greqi – Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar vendimin për një bllokim tre-javor. Të gjitha dyqanet me pakicë do të mbyllen dhe udhëtimet midis rajoneve do të ndalohen. Autoritetet do të rifutin në fuqi një sistem që i detyron qytetarët të dërgojnë mesazhe me tekst në një numër qeveritar për të marrë leje për të dalë nga shtëpia për të punuar, për të blerë, për të vizituar një mjek etj. Shkollat ​​e mesme do të mbyllen dhe mësimi do të bëhet në distancë, ndërsa kopshtet dhe shkollat ​​fillore do të qëndrojnë të hapura.

Masa të njëjta ka ndërmarë edhe Italia, ku të mbyllura do të qëndrojnë baret, restorantet dhe klubet e natës që në orën 18:00 . Të mbyllura do të qëndrojnë shkollat e mesme dhe qendrat tregtare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme