Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar në mënyrë interesante i pyetur rreth raportimeve të sotme nga “Telegrafi” serb. Vuçiq ka thënë se shqiptarët do të krijojnë një bust për një serb në vitin e ardhshëm, duke komentuar raportimet e portalit serb “Telegraf” se Vuk Jermiq më 2005 kishte kërkuar nga Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për koment ndaj raportimeve nga “Telegraf” ka thënë se të gjithë serbët, nëse dëshirojnë të jenë të ndershëm me veten, të gjitha i dinë dhe të gjitha i kuptojnë, transmeton lajmi.net. “Prisni për ta parë se kujt nga serbët, shqiptarët do t’i krijojnë bust në Prishtinë dhe të jeni të sigurt se nuk do të jem unë, por dikush tjetër, duke u thirrur mbi të gjitha në vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare nga viti 2010”, deklaroi Vuçiq. “Kur nuk bartni përgjegjësi, është e lehtë të mos silleni seriozisht. Unë nuk mundem dhe t’ia lejojë vetes”, shtoi ai. Vuçiq ka thënë se të gjithë e dinë se çfarë kishte ndodhur në vitin 2008 kur Kosova e shpalli pavarësinë, por edhe në vitet në vazhdim. “Por, nuk kanë bërë asgjë dhe vetëm dëme”, theksoi Vuçiq. Like 0
Chelsea dhe Real arrijnë marrëveshje 130 milionëshe për Hazard Eden Hazard në Real Madrid është gati punë e kryer. Chelsea është pajtuar që …