Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar në New York me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Ricker dhe të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer për siç thuhet mundësinë e heqjes së pengesave për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Vuçiq tha se Serbia është e gatshme të kthehet në dialog pas heqjes së taksës, pasi siç tha ai “me të vërtetë mbron arritjen e një kompromisi të vërtetë dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjeve të Kosovës”

“Kompromisi gjithashtu duhet të marrë parasysh interesat e serbëve atje, si dhe ruajtjen e interesave kombëtar dhe shtetëror të Serbisë”, theksoi ai.

Në takim u diskutua edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe u ra dakord që paqja dhe stabiliteti janë thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik, si dhe rrugën evropiane të të gjithë rajonit.

Në Amerikë me dy zyrtarët e lartë amerikanë, Philip Reeker dhe Matthew Palmer është takuar mbrëmë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi me Reeker e Palmer biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme