Me rastin e vizitës së paralajmëruar të Matthew Palmer në Serbi, Vuçiq ka thënë se “ka shumë për të biseduar për Kosovën dhe rajonin”, por se nuk duhet të nxirren prej kësaj përfundimet se pozita e Serbisë është më e mirë se që ishte më herët.

“Nuk jam në gjendje të komentojë se a është pozita jonë më e mirë apo më e keqe, sepse kam dëgjuar shumë vlerësime të tilla prej njerëzve të papërgjegjshëm në të kaluarën. Kur e luani ndeshjen, e luani deri në fund, derisa arbitri nuk jep shenjë për fund, deri në minutën e 90 apo 95. Nuk mund ta vlerësoni lojën në minutën e 37”, ka deklaruar Vuçiq për gazetarë. “Jemi larg zgjidhjes”.

“Puna jonë është të luftojmë për realizimin e interesave tona kombëtare dhe shtetërore dhe e kuptojmë se gjërat nuk mund të duken si dëshirojmë ne dhe se në raport me bashkësinë ndërkombëtare nuk jemi duke marrë pjesë në “fontanë dëshirash”, e të bëhet siç ne duam”, ka thënë Vuçiq.

“Ne jemi ata të cilët duhet të nisemi nga vetja, të kuptojmë se kemi bërë gabime, jo të vogla, por shumë të mëdha, ta ndryshojmë veten, e vetëm atëherë të kërkojmë prej atyre të cilët janë më të mëdhenj, të rishqyrtojnë përse ia kanë bërë gjithë këtë Serbisë, dhe se a është vërtetë gjithë kjo në interes të tyre”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme