Kryetari i Kuvendit Komunal z.Enver Ramadani ka pritur sot në takim Shefin e zyrës ndërlidhse në Beograd z.Jetish Jasharin me të cilin ka diskutuar rreth problemeve që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Bujanocit dhe gjith shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ky është njoftimi i plotë i z.Enver Ramadani

Sot, në takim prita Shefin e Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd z.Jetish Jasharin, me të cilin diskutova për problemet që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Bujanovcit.

Ndër ta, theksova edhe problemin e rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në Luginë e që është pasivizimi I adresave,i cili duhet të trajtohet edhe si problem institucional i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu kërkova mbështetjen edhe me të fuqishme nga institucionet përkatëse të Kosovës për trajtiminin e të gjitha problemeve që preokupojnë qytetarët e Komunës sonë.

Falënderova edhe për ndihmën financiare që Kosova po i bën Luginës, konkretisht Bujanocit kohëve të fundit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme