• Magazina

Zyrtare: Solskjaer emërohet menaxher i Unitedit për tri vjet

2 Min e Lexuar
0
0
32

Manchester United ka konfirmuar si menaxher atë që u emërua si trajner i përkohshëm, Ole Gunnar Solskjaer.

Klubi nga Old Trafford ka konfirmuar në pozitën e menaxherit Solskjaerin pas një ecurie pozitive të rezultateve dhe rikthimit në sezon.

Në komunikatën e lëshuar nga United precizohet se Solskjaer do të jetë menaxher i Djajve të Kuq për tri vjet pas nënshkrimit të kontratës nga norvegjezi.

Solskjaer u emërua menaxher i përkohshëm më 19 dhjetor të vitit 2019 dhe fitoi tetë ndeshjet e para rresht me një rekord total prej 14 fitoresh në 19 ndeshje.

Vet norvegjezi u shpreh falënderues për mundësinë e dhënë nga klubi.

“Nga dita e parë që kam arritur, jam ndjerë në shtëpi në këtë klub të veçantë”.

“Ishte një nder që të jem lojtar i Unitedit, të filloj më pas edhe karrierën e trajnerit këtu. Muajt e fundit kanë qenë përjetim fantastik dhe dua që të falëndeorj të gjithë trajnerët, lojtarët dhe stafin për punën që kanë bërë deri tani”.

“Kjo është një punë që unë gjithmonë ekam ëndërruar dhe jam tej mase i kënaqur që kam mundësinë që të udhëheq këtë klub në suaza afatgjate. Shpresoj se do të arrijmë suksese në formë të vazhdueshme dhe t’i kënaqim adhuruesit tanë të cilët e meritojnë”, u shpreh Solskjaer.

Manchester United ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Watfordit të shtunën në ora 16:00.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport
Ndrysho Gjuhën