Lista Serbe kundërshton deklaratat e presidentit Thaçi për Mitrovicën 23 Jan 2019 Deklarata e presidentit, Hashim Thaçi se bashkimi i Mitrovicës është proces i pandalshëm, ka ngjallur reagimin e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq i cili e quajti këtë deklaratë si sulmin më të ri ndaj paqës në Kosovë. Rakiq, përmes një deklarate, thotë se në emër të popullit serb e porositë Thaçin, se serbët kurrë nuk do të lejojnë bashkimin …
Vuçiq: Deklarata e Haradinaj se taksat prej 100 për qind mbeten në fuqi është “lajm i keq dhe sinjal i keq për gjithë rajonin” 23 Jan 2019 Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se taksat prej 100 për qind në import të prodhimeve serbe mbeten në fuqi derisa Beogradi ta njohë Kosovën është “lajm i keq dhe sinjal i keq për gjithë rajonin”. Vuçiq ka deklaruar për gazetarë në Davos, ku po merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik, …
EDI RAMA IA DELEGON GENT CAKAJT DETYRËN E MINISTRIT TË JASHTËM 23 Jan 2019 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka çuar deri në fund fiksimin e tij për të emëruar në detyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakajn. Pas fjalës së Ditmir Bushatit, Rama është shprehur se i delegon detyrën e ministrit djaloshit të ri, Gent Cakaj. ‘Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ia delegoj detyrën …
Po zhvillohet takimi Veseli, Haradinaj dhe Kosnett – diskutohet për taksën 22 Jan 2019 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett sot po zhvillojnë një takim për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Takimi ka nisur në orën 12:00, ndërsa temë kryesore e këtij takimi do të jetë taksa 100 për qind e vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. …
Dokumenti i Presidentit Thaçi për ekipin negociator nuk përmban korigjimin e kufijve 22 Jan 2019 Një dokument informues prej nëntë faqeve është krejt çfarë ka ofruar presidenti Hashim Thaçi për Delegacionin shtetëror në dialog me Serbinë. Nga katër raunde të takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë 9 çështje specifike, të cilat janë diskutuar me palën serbe dhe ndërmjetësuesen e dialogut, Federica Mogherini. Në asnjë rresht të dokumentit …
Vulin ‘Shqipëria e madhe’ është e rrezikshme sa terrorizmi 22 Jan 2019 Ideja e krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’ nuk po i hiqet nga mendja ministrit të Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin edhe sot ka folur rreth krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’. Gjatë një interviste për gazetën serbe ‘Kurir’, Vulin ka përdorur edhe krahasimet më banale nga ‘rreziku’ i kësaj ideje, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë …
Rama zyrtarisht edhe në krye të diplomacisë 22 Jan 2019 Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 77 vota pro dhe një abstenim miratimin e dekretit presidencial për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e me 78 vota edhe emërimin e kryeministrit Edi Rama në postin e kryediplomatit. Këto ndryshime u dekretuan disi me vonesë nga Presidenti Ilir Meta, pasi më herët çështja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme …
Taksa ndaj Serbisë, Veseli e Haradinaj takojnë sot ambasadorin amerikan në Kosovë 22 Jan 2019 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të takohen sot në mbrëmje me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, për të diskutuar rreth kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Ky takim është thirrur nga Veseli, kurse Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se zhvillimet aktuale dhe disa …
Thaçi: Garantoj se Veriu i Mitrovicës, Gazivoda, Trepça dhe Lugina do të jenë pjesë e Kosovës 21 Jan 2019 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me Ekipin Negociator, në një konferencë për media ka thënë se dokumenti të cilin ua ka dorëzuar Ekipit Negociator përfshinë sfondin e fazës përfundimtare të dialogut. “Në këtë dokument janë të paraqitura pozicionet e përgjithshme të palës kosovare në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e BE në Bruskel. Në këtë dokument përfshihen edhe …
Kryetari Kamberi dhe Kryetari Mustafa takuan sot konsullin e Shqipëris dhe atë të Kosovës në Minhen të Gjermanis 21 Jan 2019 Takim me Konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Minhen, z. Arten Hanku dhe me Konsullin e ri të Republikës së Kosovës në Minhen,. Z. Afrim Nura. Kryetari Kamberi njoftoj përmes një postimi në rrjetin social se me dy Konsullat e përgjithshëm dhe me Kryetarin e KNSH-së, Ragmi Mustafa, vlersuam lartë angazhimin dhe organizimin e diasporës duke e vlerësuar …
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës