Faqja Kryesore Teknologji Njihuni me çmimet e serisë së re Samsung Galaxy S24

Njihuni me çmimet e serisë së re Samsung Galaxy S24

1 Min e Lexuar
0
0
10

Samsung ka prezantuar zyrtarisht serinë e telefonave inteligjentë S24, hap ky që cilësohet si epokë e re e pajisjeve me Inteligjencë Artificiale (Al).

S24 erdhi me një sërë veçorish të cilat e transformojnë si pajisje dhe e dallojnë prej modeleve të tjera.

I mundësuar nga çipi Snapdragon 8 Gen 3, Samsung Galaxy s24 është prodhimi i parë Galaxy me kornizë titani.

Me një ekran prej 6,8 inç, dhe shkëlqim prej 2,600 nits, kjo seri thuhet të jetë mjaft rezistente ndaj gërvishtjeve.

Bëhet e ditur se, porositë e para do të fillojnë sot, çmimi i të cilave varion nga lloji.

Galaxy S24 i rregullt fillon me 799 dollarë (735 euro), Galaxy S24 Plus – 999 dollarë (919 euro), dhe Galaxy Tab S24 Ultra – 1299 dollarë (1195 euro).

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Teknologji