Teknologji Pas iPhone 11, Apple prezanton edhe iPhone 11 Pro dhe Pro Max – me tri kamera Nga Wikiliks U postua 17/09/2019 2 Min e Lexuar 0 0 199 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelet e tij më të reja dhe më të avancuara të telefonave të mençur mobil. iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max janë quajtur pajisjet më të reja dhe më të sofistikuara mobile të Apple. iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max do të ketë një sistem prej tri kamerash, ndërsa do të ofrohen me ngjyra të ndryshme. iPhone 11 Pro vjen me ekran prej 5.8 inçësh, kurse iPhone 11 Pro Max prej 6.5 inçësh, ndërsa dizajni i tyre është pothuajse identik me modelet e prezantuara vitin e kaluar, iPhone XS dhe iPhone XS Max. Sipas shefit të Apple, Tim Cook, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max janë krijuar për konsumatorët që duan “teknologjinë më të sofistikuar”. Brenda iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max është procesori më i ri i Apple, A13 Bionic, dhe sigurisht se ky është “më i shpejti që ka ndonjë telefon i mençur”. iPhone 11 Pro do të shitet me çmim fillestar prej 999 dollarësh, ndërsa iPhone 11 Pro Max me çmim fillestar prej 1199 dollarësh. Telefonat do të dalin në shitje më 20 shtator, ndërsa porositë mund të bëhen nga 13 shtatori. Like 0
Me ftesë të Blendi Klosi kryetari Ramadani merr pjesë në kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë
Kurti : kërkon që të shpallet edhe “Republika e Tretë” Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar sot për 28 vjetorin e kur …