Botë Plenkoviqi fiton zgjedhjet në Kroaci Nga Wikiliks U postua 18/04/2024 1 Min e Lexuar 0 0 15 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) udhëhequr nga kryeministri aktual Andrej Plenkoviq ka fituar zgjedhjet në Kroaci, të cilat u mbajtën të mërkurën. Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve nga 99.67 për qind të votave të numëruara ka njoftuar se 61 mandate i ka fituar HDZ-ja, kundrejt 42 mandateve të Partisë Social Demokratike (SDP) koalicionin e të cilëve e udhëhoqi presidenti Zoran Milanoviq. Është hera e tretë që HDZ-ja fitoi zgjedhjet parlamentare, parti që ka mbajtur kryesisht pushtetin që kur Kroacia fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991. HDZ-ja e Plenkoviqit fitoi në nëntë nga gjithsej 11 zona zgjedhore. “Është e rëndësishme që në mëngjes të fillojmë punën për formimin e shumicës së re parlamentare”, ka thënë Plenkoviq të enjten. Për ta formuar Qeverinë, përveç tetë përfaqësuesve të minoriteteve, Plenkoviqit i duhet mbështetja e gjysmës së përfaqësuesve të “Lëvizjes Atdheu”, e cila mori 14 mandate. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nga 1 tetori, shqiptarët do të përgjohen me detektivë Në Zvicër, midis viteve 2009 dhe 2016, detektivët u përdorën në rreth 220 hetime …