Faqja Kryesore Botë Pamje dramatike nga aeroporti i Frankfurtit, përmbytje – kaos e fluturime të vonuara

Pamje dramatike nga aeroporti i Frankfurtit, përmbytje – kaos e fluturime të vonuara

1 Min e Lexuar
0
0
19

Skena kaotike janë filmuar mbrëmë në aeroportin gjerman – aeroporti i Frankfurtit, një nga më të mëdhenjtë dhe më të ngarkuarit në Evropë, i cili u godit nga një stuhi e fuqishme e ndjekur nga përmbytje dhe ujë deri në gjunjë.

Pistat janë përmbytur, aeroplanët në ujë dhe një “liqen” është shfaqur në terminale, transmeton Telegrafi.

Për shkak të përmbytjeve të mëdha në aeroport, pasuan vonesa dhe anulime masive të fluturimeve, të cilat shkaktuan kaos në aeroport.

Të paktën 70 fluturime janë anuluar, raporton Reuters, duke theksuar se moti i tillë pritet të mbretërojë edhe në ditët në vazhdim.

Mbrëmjen e kaluar në atë rajon ranë deri në 60 litra shi për metër katror.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë