Faqja Kryesore Botë Erdogani prin me vota, por balotazhi konsiderohet i pashmangshëm

Erdogani prin me vota, por balotazhi konsiderohet i pashmangshëm

2 Min e Lexuar
0
0
24

Prej më shumë se 12 orë qëkur janë mbyllur qendrat e votimit në Turqi, rezultati i zgjedhjeve presidenciale ende është i paqartë, raportoi BBC-ja të hënën.

Kandidati edhe për një mandat tjetër si president i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sipas të dhënave preliminare, i ka fituar 49.49 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij, Kemal Kılıçdaroğlu, deri më tani i ka 44.79 për qind.

Këto rezultate i dërgojnë dy kandidatët në balotazh, megjithëse partia e Erdoganit, AK, pritet të formojë shumicën në parlament.

Zgjedhjet e 14 majit po cilësohen ndër zgjedhjet më të ashpra në vitet e fundit, derisa Turqia po përballet me inflacion të lartë dhe po rimëkëmbet nga tërmetet shkatërruese që lanë mijëra të vdekur shkurtin e 2023-s.

BBC-ja raportoi se që nga e diela në Stamboll situata është e tensionuar, për shkak se rezultatet zgjedhore ende vazhdojnë të jenë të paqarta. Qindra simpatizantë të partive janë mbledhur para selive dhe po i presin të dhënat e fundit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë