Faqja Kryesore Botë Kandidati opozitar për president i Ekuadorit vritet në një tubim politik

Kandidati opozitar për president i Ekuadorit vritet në një tubim politik

2 Min e Lexuar
0
0
15

Kandidati për president i Ekuadorit, Fernando Villavicencio është vrarë nga një person i armatosur i paidentifikuar teksa ishte në një tubim politik në Quito.

Vrasja vjen mes një vale alarmante dhune në vend, ku numri i vrasjeve është rritur ndjeshëm.

Presidenti aktual, Guillermo Lasso, deklaroi se pas vrasjes qëndronte një bandë e krimit të organizuar, raporton skynews.

Villavicencio ishte një nga tetë kandidatët në zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit dhe një ndër kryesorët për të fituar.

“Ju siguroj se ky krim nuk do të mbetet i pandëshkuar”, tha Lasso dhe shtoi se “krimi i organizuar ka shkuar shumë larg, por ata do të ndjejnë peshën e plotë të ligjit”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit tha se një i dyshuar për atentatin vdiq nga plagët e marra.

Videot në rrjetet sociale duket se tregojnë kandidatin duke u larguar nga ngjarja i rrethuar me roje. Më pas ata tregojnë Villavicencio duke hyrë në një kamion të bardhë të ndjekur nga të shtëna me armë zjarri.

Zuquilanda tha se kandidati kishte marrë kërcënime me vdekje përpara të shtënave, të cilat ua kishte raportuar autoriteteve.

Politikani, 59 vjeç, ishte kandidati i Lëvizjes “Build Ecuador”. Ai ishte një nga zërat më kritikë kundër korrupsionit, veçanërisht gjatë qeverisjes së ish-presidentit, Rafael Correa nga viti 2007 deri në 2017.

Ai paraqiti shumë ankesa gjyqësore kundër anëtarëve të rangut të lartë të qeverisë Correa. Ai ishte i martuar dhe ka pesë fëmijë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë