Kushtet që duhet të plotësoni për t’u futur në Mal të Zi nga 14 shtatori 10 Sep 2021 Nga data 14 shtator, për t’u futur në Malin e Zi, do të jetë e detyrueshme paraqitja e një vërtetimi që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë. Në mungesë të certifikatës së vaksinimit, për të hyrë në Malin e …
MSH-ja propozon që viti i ri shkollor të shtyhet deri më 26 shtator në Kosovë 10 Sep 2021 Viti i ri shkollor nuk do të fillojë të paktën deri më 26 shtator. Kështu është propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë takimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe kryetarët e komunave. Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se shkollimi parauniversitar është pezulluar deri më 26 shtator. “Në takimin Koordinues, masat janë që deri …
ÇITAKU E QUAN “GRACKË TË RREZIKSHME” HAPJEN E ARKIVAVE ME SERBINË 10 Sep 2021 Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e quan “grackë të rrezikshme, me pasoja të frikshme”, deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se në dialogun me Serbinë janë dakorduar që të hapen të gjitha arkivat shtetërore, përfshirë ato për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në një postim në Facebook, ajo ka akuzuar Bislimin për “veprime të papërgjegjshme”, teksa ka …
Kurti: Realizuam zotimin për lehonat dhe shtesat për fëmijët 10 Sep 2021 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë që sot e kanë realizuar premtimin që e kanë bërë lidhur me pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Në një konferencë për media, Kurti tha që kjo mbështetje për gratë dhe fëmijët është “vlerë dhe botëkuptim i kësaj qeverie”. “Sot po e realizojmë një zotim tonin, pa …
Nga fundi i tetorit fillon punën banka turke „Halkbank“ në Preshevë 9 Sep 2021 Nga fundi i tetorit fillon punën banka turke „Halkbank“ në Preshevë. Ky është lajmi i mirë që rezulton nga takimi që pati sot Kryetarja Ardita Sinani me delegacionin e „Halkbank“, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z.Kenan Bozkurt. Me këtë rast Kryetarja Ardita Sinani shprehu tërë gatishmërinë e qeverisjes lokale për partneritet në frymën e bashkëpunimit të nisur nga takimi që …
Kamberi pyet kryeminstren Brnabiç “A do të hapet, apo kur do të hapet pika kufitare Miratoc – Llojan” 9 Sep 2021 Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi sot ju ka drejtuar Kryeministres Ana Brnabiç lidhur me hapjen e pikës kufitare Miratoc -Llojan ku ka thën që “As vrasja e Dashnim Hajrullahut nuk mjaftoi për hapjen e pikës kufitare Miratoc – Llojan”. Ky është fjalimi i plotë i deputetit Kamberi: Z. kryesues, Zonja dhe zotërinjë deputetë, Iniciativa për hapjen e …
Komuna e Tetovës shpall tri ditë zie për viktimat e ngjarjes tragjike 9 Sep 2021 Këshilli i komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme urgjente ka marrë vendim që të shpallë tri ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme. Ndërkohë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët dhe mediat që të presin informatat zyrtare dhe të mos shpejtojnë që të publikojnë informata të pakonfirmuara. Ajo ka paralajmëruar ndihmë …
Një pushuese nga Serbia mbytet në Durrës 9 Sep 2021 Një shtetase nga Serbia, e cila kishte shkuar për pushime në Shqipëri, është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit. “Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasja serbe D. S., 60 vjeçe”, njofton policia. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e …
Zjarri në spital, Zaev thërret mbledhje urgjente; çfarë thoshte ministri i Shëndetësisë për objektet e reja 9 Sep 2021 Mbrëmjen e kaluar një qendër modulare, ku trajtoheshin pacientët me Covid-19 në Tetovë u përfshi nga një zjarr që la të pajetë 14 persona dhe të lënduar disa të tjerë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka thirrur sot në orën 10.00 një mbledhje urgjente të qeverisë. “Kemi caktuar mbledhje për në ora 10:00”, tha Zaev për mediat, duke …
Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: Çështja e pagjeturve ishte tema e vetme, kërkuam të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve 9 Sep 2021 Të martën dhe të mërkurën delegacionet nga Kosova dhe Serbia janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut. Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka thënë një ditë më parë se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq. Bislimi sot në një …
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës