Sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës ka bër të diturë që nga nesër 5 studentë më të dalluar të Shkencave Politike dhe Juridiku do të fillojnë mbajtjen e praktikës profesionale në këtë institucion.

Kët e ka bër të diturë vetë Ministrja Meliza Haradinj-Stublla përmes një shkrimi në profilin e sajë zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i Ministrës Meliza Haradinaj-Stublla

Ndjenjë e veçantë të realizojmë sot premtimin që kam dhënë gjatë vizitës së parë në Luginën e Preshevës për fillimin e praktikës profesionale të 5 studentëve të dalluar të Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Prishtinës që vijnë nga Lugina e Preshevës.

Duke mos harruar asnjëherë që Prishtina ka qenë gjithmonë adresa e shkollimit për Luginën, sot prita Shpëtimin, Arlindën, Qëndresën, Dafinën dhe Fatlindin të cilët që nga nesër do të fillojnë praktikën në MPJD.

Ky është vetëm fillimi i zotimit dhe angazhimit tonë për rritjen e mbështetjes ndaj bashkëkombasve tanë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë më!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme