Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dardanët përcjellin Kosovën për në Shkup Tifozët e Kosovës “Dardanët” janë grumbulluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit për të përcjellur ekspeditën e përfaqësueses së Kosovës drejt Shkupit. Nën thirrjet “Shqipëri Etnike” dhe duke valvitur flamujtë kombëtar e të Kosovës, kanë pritur ekipin e Kosovës duke ju uruar fitore në ndeshjen e nesërme në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve. Situata me Covid 19, ka bërë që edhe kjo ndeshje të luhet pa praninë e tifozëve duke “thyer” kështu zemrat e shumë tifozëve që e kanë përcjellur Kosovën anëekënd. Ndryshe, përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot drejt Shkupit, ku pasdite pritet të mbaj edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Filipi i dytë” në Shkup. Like 0
Rusia në panik për Kosovën, Putin viziton Beogradin në janar Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Serbinë më 17 janar të vitit …