Ministri i drejtësis Selim Selimi ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetin social facebook se sot ka priturë një delegacion nga Komuna e Bujanocit ku bëhet fjal për Kryetarin e Komunës dhe Kryetarin e Kuvendit të komunës së Bujanocit.

Selimi është shprehur se sot ka  pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arfin dhe kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadanin, të cilët i urova për postet e reja.

Njëherësh i falënderova për unifikimin e partive politike shqiptare me të cilat bashkëqeverisin komunën e Bujanocit.

Kryetarin Arifi e njoftova për marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, nga e cila shqiptarët e Luginës që studiojnë në Kosovë përfitojnë njohjen e diplomave universitare në Serbi.

Ndërsa, premtova se në Ministrinë e Drejtësisë do të angazhojë 7 deri në 10 praktikantë nga komuna e Bujanocit. Në kuadër të takimit, Kryetari Arifi më njoftoi se në xhirollogarinë e komunës që ai udhëheq janë deponuar 50 mijë euro donacion nga Republika e Kosovës të ndara gjatë qeverisjes së Kryeministrit Haradinaj.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme