Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend A ka rrezik nëse futeni në ujë menjëherë pasi të hani ushqim?

A ka rrezik nëse futeni në ujë menjëherë pasi të hani ushqim?

3 Min e Lexuar
0
0
45

 Ështe makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm femijet. Është folur shumë për faktin që pas ngrënies, nuk duhet hyrë menjëherë në ujë. Por sa duhet pritur saktësisht? Kjo është një prej dilemave të mëdha të verës dhe shpeshherë, shkak i betejave mes të rriturve dhe të vegjëlve të tyre kapriçoze.

Ndonëse problemet nuk janë dhe aq të shpeshta, çdo vit, thonë autoritetet italiane, në fqinjin përtej adriatikut raportohen incidente vdekjeprurëse, të cilat janë pasojë e një bllokimi të aparatit tretës që ka bërë viktima edhe mes notarëve ekspertë.

Bllokimi dixhestiv ndodh në rastin e një uljeje të befasishme të temperaturës së trupit, ( siç është rasti i hedhjes në pishinë apo det), e cila bën që të spostohet një sasi e madhe gjaku nga qendra e organizmit drejt periferisë për të riekuilibruar temperaturën e brendshme.

Gjatë tretjes ndërkohë, pjesa dërrmuese e volumit të gjakut rrjedh drejt organeve të brendshme për të lehtësuar këtë proçes dhe oksigjenimin e tyre dhe spostimi i menjëhershëm i gjakut mund të bllokojë tretjen.

Kur kjo është intensive, mund të shkaktojë gjendje të fikti e më tej, në raste ekstreme dhe mbytjen. Po atëherë, kur është koha më e mirë për tu hedhur në ujë pas ushqimit pa rrezikuar?

Përgjigja varet nga personi, por mbi të gjitha nga vakti i konsumuar. Në rastet kur ai është i bollshëm dhe me ushqime që treten me veshtirësi, këshillohet të kalojnë dy apo tre orë përpara kredhjes. Ndërsa me një panine të thjeshtë apo ndonjë frut, mund të pritet fare pak përpara hedhjes në ujë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend