Faqja Kryesore ShowBiz Albëria shfaqet tejet atraktive në të bardha në xhirimet e klipit të ri

Albëria shfaqet tejet atraktive në të bardha në xhirimet e klipit të ri

1 Min e Lexuar
0
0
49

Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj, ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë këngën dhe klipin e saj më të ri. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtarin Fatmir Sufa, e që do të jetë një këngë ritmike për festa.

Këto ditë dyshja kanë kryer edhe xhirimet e klipit, të cilat janë realizuar në Tiranë. Hadërgjonaj nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve.

Ajo është shfaqur mjaft atraktive e veshur në të bardha, ndërsa duket se do të ketë një performancë mjaft të zjarrtë në klip. Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production. Ndërkohë dukjen në këtë klip, këngëtarja nga Deçani ia ka besuar stilistit të saj të besuar, Valdrin Sahitit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz