Ambasadori i SHBA në Serbi,  Christopher Hill, ka marrë pjesë sot në përurimin e kabinetit Makers Lab në Shkollën e Mesme „Sezai Surroi“.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës z.Nagip Arifi dhe Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, z.Enver Ramadani, madje ky i fundit e ka  falenderuar diplomatin amerikan për prezencën por edhe stafin e shkollës për realizimin e këtij projekti.

Ky është njoftimi i plotë i z.Ramadani

Sot isha i pranishëm në Shkolla e mesme Sezai Surroi – Bujanoc ku në prani të ambasadorit amerikan Christopher Hill u bë përurimi i kabinetit Makers Lab.
Një puntori ku nxënësit do të ken mundësi aplikimi të njohurive inovative për mësimnxënje, ndërmarrësi, dhe orientime tjera që jan konkuruese në arritjen e përgatitjeve te tyre profesionale.

Është për të përshëndetur udhëheqësin e shkollës së mesme Admir Nazifi e posaçërisht udhëheqësit këtij projekti Bujar Mustapha Izeir Islami Elhan Murati për punën e tyre te paludhur që së bashku me nxënësit arritën te sigurojnë një nga projektet shumë domethënëse dhe konkuruese në treg.

Projekte të tilla duhet mbështetur dhe do të kenë mbështetjen e Kuvendi Komunal i Bujanocit – Skupština Opštine Bujanovac.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme