Deputeti Kamberi ka shkruar se gjendja e parlamentit sod ishte si “Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë” këto komente deputeti Kamberi i bëri pasi që opozita në Sërbi nuk lejoi mbajtjen e seancës konstituive.

Vlen të theksohet se kjo ishte mbledhja e parë e thirrur pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtuara më 17 dhjetorë të vitit të kaluarë.

Ky është njoftimi i deputetit Kambrei nga Parlamenti i Sërbis ku po merr pjesë në senacën konstituive për verifikimin e mandateve.

Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë

Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi.

Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.

Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme