Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë orëve të pasdites ( e martë), ka pritur në takim, Ambasadorin e Gjermanisë të akredituar në Beograd, Axel Dittman.

Kamberi me Ambasadorin gjerman, Dittman, ka biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Në vizitën e tij të parë në Komunën e Bujanocit, Ambasadori Dittmann shfaqi interesim të veçantë për situatën politike dhe ekonomike në Luginë të Preshevës, integrimin e shqiptarëve në institucione shtetërore, zgjidhjen e çështjes së teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe funksionimin e Këshillit nacional. Me Ambasadorin Dittmann u bisedua edhe për rëndësinë e prezencës sa më të shpeshtë të ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës dhe monitorimin e pozitës së pakicave nacionale në vend. Patur parasysh rëndësinë dhe rolin e madhë të shtetit Gjerman brenda Bashkimit evropian, Ambasadori Dittmann u sigurua se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i avancuar dhe më i shpeshtë” – ka shkruar Kamberi në facebook.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme