Faqja Kryesore Botë Angela Merkel: Gjermania do të marrë përgjegjësi më të madhe globale

Angela Merkel: Gjermania do të marrë përgjegjësi më të madhe globale

2 Min e Lexuar
0
0
35

Në vitin 2019 Gjermania do të marrë përgjegjësi më të madhe ndërkombëtare dhe duhet të qëndrojë e vendosur për bindjet e saj, tha Angela Merkel në fjalimin vjetor.

Kancelarja tha se lidhjet e vjetra në bashkëpunimin ndërkombëtar ishin “nën presion”, duke aluduar me siguri marrëdhëniet SHBA-Gjermani.

Këtë vit, presidenti Donald Trump ka zhvilluar një betejë fjalësh mbi çështje të shumta të politikës së brendshme dhe të jashtme gjermane.

Fjalimi i Vitit të Ri të Merkelit do të transmetohet më vonë të hënën.

Gjatë vitit të kaluar, kancelarja Merkel ka qenë mbrojtës kryesor i multilateralizmit, në kontrast me politikën e jashtme të Trump.

“Për interesin tonë, ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi”, tha udhëheqësja gjermane, duke paralajmëruar se problemet globale si ndryshimet klimatike, migracioni dhe terrorizmi nuk mund të zgjidhen vetëm.

Duke marrë një vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në 2019 dhe 2020, Gjermania do të shtyjë për “zgjidhje globale”, tha Merkel.

Kancelarja, e cila do të japë dorëheqjen në vitin 2021, premtoi të rriste shpenzimet e vendit për ndihmën humanitare, të zhvillimit dhe mbrojtjen.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë