Faqja Kryesore ShowBiz Bebe Rexha e zhgënjyer me “Meant to be”, asnjë nga festivalet nuk e vlerësoi këngën e saj që theu rekorde

Bebe Rexha e zhgënjyer me “Meant to be”, asnjë nga festivalet nuk e vlerësoi këngën e saj që theu rekorde

1 Min e Lexuar
0
0
40

Pasi u nominua në “Grammy” për herë të parë me këngën “Meant to be”, Bebe Rexha zgjodhi rrjetin social Twitter menjëherë pas përfundimit të shfaqjes, për të shprehur mirënjohjen e saj për nominimin.

Mirëpo këngëtarja nuk nguroi të shprehë edhe zhgënjimin e saj për faktin se si kjo këngë kaq e suksesshme, nuk u shpërblye me asnjë çmim jo vetëm në “Grammy”, por në asnjë festival.

Bebe Rexha u mund në kategorinë “Dueti më i mirë i zhanrit country” nga Dan dhe Shay, të cilët triumfuan në këtë kategori me këngën e tyre “Tequila”.

“Faleminderit shumë Rcording Academy për mbrëmjen më të pabesueshme dhe nderin që më nominuat në dy kategori me artistë të tillë të talentuar dhe të respektuar. Unë po bëj ndejë ‘të fitores ose të humbjes’ sonte – sepse për mua, fitorja është nominimi”, ka shkruar 28-vjeçarja në Instagram.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz