Pas përfundimit me sukses të zgjedhjeve të brendshme nëpër nëndegë, degë dhe organe qendrore të PVD-së, sonte ishe rradha e kuvendit të forumit rinor të degës së PVD në Preshevë.

Kuvendi i forumit rinor zgjodhi Besa Asllanin nga fshati Zhunicë për kryetare, Edin Kamberi dhe Endrit Hajrullahu për nënkryetarë, Myrvete Hyseni për sekretare, si dhe kryesinë e re prej 15 anëtarëve!

Me këtë rast dua që fillimisht t’a falënderoj Shkëlzen Kamberin, kryetarin e deritanishëm të forumit rinor për punën, vullnetin dhe angazhimin e tij në drejtimin me sukses të forumit rinor.

Njëkohësisht dua t’a uroj kryetaren e re, nënkryetarët, sekretaren dhe kryesinë e forumit rinor të degës së PVD në Preshevë duke ju dëshiruar suksese!

Ky kuvend është simbolikë e një gjenerate të re politike ku vullneti dhe energjia, kombinohet me përvojën dhe trashëgiminë e pasur politike të PVD-së, shkruan Ardita Sinani

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme