Përfaqësuesit e partive shqiptare në Bujanoc janë takuar sot në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në fillimin e tentativës për tu unifikuar për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu përfaqësuesit e partive politike janë takuar sot  në selin e KKSH-ës.

Menjëher pas takimit nikoqiri i këtijë takimi ka thën se përfaqësuesit politik janë pro arritjes së një marrveshje parazgjedhore ose paszgjedhore.

Ky është njoftimi i plotë i z.Lutfiu

Sot pritëm në KKSH përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare të Komunës së Bujanocit për të biseduar për zgjedhjet e ardhshme lokale që do mbahen këtë vit.
Lajm i mirë është se të gjithë u deklaruan pro arritjes së një marrveshje parazgjedhore ose paszgjedhore për shumicën shqiptare në mandatin e ri, dhe janë të gatshëm që në takimet e radhës t’i diskutojmë parimet dhe kriteret e kësaj marrëveshje.
KKSH, do inicoj dhe takime të tjera për t’i konkretizuar gjërat e diskutuara sot.
Iniciativa e KKSH-së nuk ka të bëjë me anashkalimin ose përjashtimin e ndonjë komuniteti tjetër, por me respektimin e vetvetës si komuniteti më i madh në Komunën e Bujanocit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme