Botë Brexit, Skocia paralajmëron Britaninë: Referendum për pavarësi Nga Wikiliks U postua 21/05/2018 2 Min e Lexuar 0 0 82 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Skocia paralajmëron zhvillimin e një referendum për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, nëse do të vijojnë proccedurat për Brexit. Kjo është bërë e ditur nga Kryeministrja skoceze, sipas të cilës data për një referendum të ri për pavarësi, menjëherë pasi Qeveria britanike do japë siguri lidhur me zbatimin e Brexit. Nikola Sturgeon theksoi se partia e saj kombëtare nuk do të bllokojë një tjetër votim për Brexit lidhur me marrëveshjen përfundimtare. “Pasi të kemi arritur disa qartësi, të cilat shpresojmë të kemi deri në vjeshtën e këtij viti, në rezultatin e Brexit dhe në marrëdhëniet e ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, do të shqyrtoj përsëri çështjen e kohës së një referendum mbi pavarësinë”, tha Kryeministrja e Skocisë. Mbretëria e Bashkuar do të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Europian në mars të 2019-ës. Në referendumin e 2016-ës për Brexit, Skocia votoi masivisht pro qëndrimit në Union, ndaj kërkon që të ruajë bashkëpunimin me Brukselin. Like 0
Konferencë ndërkombëtare për perspektivën dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave …