Caka në Bujanoc u takova edhe me krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptar për të biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe shqyrtuar mundësitë e mbështetjes së tyre 🇦🇱!

Bashkërisht do të përpilojmë një plan të përbashkët veprimi për të ndihmuar disa sektorë kyç për Luginën e Preshevës! Këtu më duhet të falënderoj gjithsesi Kryetarin e Këshillit, z. Ragmi Mustafa, për punën e pakursyer e bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë drejtim!

Patjetër, këtu duhet të hapim Konsullatën e Përgjithshme për të mundësuar një lidhje më të fortë mes Shqipërisë e shqiptarëve dhe me diplomacinë tonë do të kemi shumë shpejt masa shtesë për të forcuar marrëdhënien me diasporën e Luginës!

Mbetem pafundësisht falënderues për mirënjohjen që na ndau Këshilli për punën që kemi bërë për Luginën 🙏… ka shkruar Caka ne profilin e tijë zyrtar

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme