Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar sot Ministrin për Evropën të Francës, Clément Beaune.

Ndër të tjera, ata kanë biseduar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

“Pas bisedës për punën që kemi bërë në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në përfundimet e Këshillit të marsit 2020 (të paraqitura hollësisht edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian), mbetem shumë i inkurajuar nga vlerësimi pozitiv i Francës për rezultatet e reformave të deritanishme të Shqipërisë në rrugën evropiane të saj”.

“Ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, Franca do vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë në rrafshin dypalësh dhe në shërbim të integrimit evropian”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme